Ndërlidhjet

Al-Sistani: Marrëveshja mund të shkaktoj jostabilitet


Lideri suprem religjioz shiit në Irak, Ali Husseini al-Sistani, sot ka shprehur shqetësim për marrëveshjen ushtarake të miratuar në Parlamentin irakian, që trupave amerikane u lejon që në këtë vend të mbesin edhe tri vjet.

Sipas tij, marrëveshja kundërthënëse, mund të shkaktoj "jostabilitet" në këtë vend të trazuar nga lufta.

Të enjten, parlamenti i Irakut e miratoi marrëveshjen me mbështetjen e grupeve kryesore politike, që përfaqësojnë shiitët, sunitët dhe kurdët.

Ky dokument është hedhur poshtë nga mbështetësit e klerikut shiit të linjës së fortë, Moqtada al-Sadr.
XS
SM
MD
LG