Ndërlidhjet

logo-print

Sejdiu kundër ndryshimit të Marrëveshjes së Kumanovës


Prishtina zyrtare ka reaguar ndaj kërkesës së Serbisë për ndryshimin e Marrëveshjes së Kumanovës, duke e quajtur të papranueshmën çdo lloj ndryshimi në dokumentin me të cilin ishte vendosur largimi i trupave ushtarake serbe nga territori i Kosovës.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se çdo lloj ndryshimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë serbe dhe Aleancës Veri-atlantike të NATO-së është i papranueshëm për interesat e shtetit të Kosovës.

"Kjo është një marrëveshje e cila në asnjë mënyrë dhe në asnjë cilësi nuk guxon dhe nuk mund të jetë çështje, e cila pengon interesat e shtetit të Kosovës", tha Sejdiu.

XS
SM
MD
LG