Ndërlidhjet

WAS: Gjermania i ka bërë presion Kosovës


Gjermania i ka bërë presion Kosovës që t'i lirojë tre shtetasit gjermanë, të dyshuar për sulmin me bomba në zyrën e ICO-së Prishtinë, duke i thënë se do t'i ndërpresë ndihmat, e transmeton AFP një burim gjerman.

"Asgjë nuk ishte vendosur, por është e saktë se është ushtruar një pjesë e presionit, dhe se kanë qenë të pranishme edhe këto konsiderata", ka thënë burimi, duke konfirmuar raportin e sotëm në gazetën Welt am Sonntag.

Gazeta shkruan se Berlini u ka bërë "presion të madh" autoriteteve kosovare që t'i lirojnë tre të paraburgosurit, të cilët punonin për shërbimin gjerman të kundërzbulimit BND.

Welt am Sonntag shkruan se Thomas de Maziere, shef i personelit i kancelares Angela Merkel, i është paraqitur të martën kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe është kërcënuar se do t'i ndërpresin ndihmat, veçanërisht në fushën e mbrojtjes.

Gjermania është finansuesi i dytë i Kosovës pas Shteteve të Bashkuara. Ajo është zotuar për 100 milionë euro ndihma për vitet 2009 dhe 2010.
XS
SM
MD
LG