Ndërlidhjet

Ministri i Brendshëm i Indisë dha dorëheqje


Ministri i Brendshëm i Indisë ka dhënë dorëheqje, me arsyetimin se ndjehet i obliguar të marrë "përgjegjësinë morale" për sulmet vdekjeprurëse terroriste në Mumbai, që lanë të paktën 174 të vdekur dhe mbi 200 të plagosur.

Dorëheqja e Shivraj Patil u bë në kohën e zemërimit të opinionit publik për faktin se si militantët e dyshuar Islamistë ia dolën të vërsulen të papenguar në qendrën finansiare të Indisë.

Ndërkohë, tensionet në rajon janë në rritje teksa India pretendon se terroristët kishin lidhje me Pakistanin.

Pakistani mohon çdo ndërlidhje.
XS
SM
MD
LG