Ndërlidhjet

logo-print

Anija kozmike Endeavour do zbresë në Kaliforni


Agjencia amerikane e hapësirës, NASA, ka vendosur ta ulë sonte anijen kozmike Endeavour në Kaliforni, pasi përjashtoi mundësinë e uljes së fluturakes në Floridë për shkak të motit të keq.

Endeavour po kthehet nga një mision riparues në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Gjatë misionit 16 ditor, astronautët bënë katër shetitje në hapësirë për të riparuar me sukses nyjen e njërit nga tre panelet solare rrotulluese, të cilat e furnizojnë me energji stacionin orbital.

Ata gjithashtu dërguan pajisje, përfshirë sistemin reciklues, i cili urinën dhe djersën e astronautëve e shndërron në ujë të pijshëm.
XS
SM
MD
LG