Ndërlidhjet

Serbia kërkon tërheqjen e Zonës neutrale me Kosovën


Serbia po kërkon ndryshime të Marrëveshjes me NATO-n, me të cilën përfundoi Lufta në Kosovë, tha sot komandanti i armatës së Serbisë, Zdravko Ponosh.

Sipas tij, Beogradi synon që të mos ekzistoj zona e ndalim fluturimeve ndërmjet Serbisë e Kosovës, e krijuar nga aleanca veriatlantike, pasi forcat serbe u pajtuan që të largohen nga Kosova, në vitin 1999.

Zona 25 kilometërshe ishte krijuar nga NATO-ja për të parandaluar çfarëdo përpjekje nga Serbia për tu kthyer në Kosovë.

Mbi këtë zonë nuk lejohen fluturime ushtarake, ndërsa trupave serbe u duhet leje speciale nga komanda e NATO-s në Kosovë për të hyrë në rajon.

"Partnerët ushtarakë nuk duhet të kenë zonë neutrale në mes tyre", u tha gjenerali Ponosh mediave beogradase, pasi sipasj tij gjërat kanë "ndryshuar shumë" prej përfundimit të luftës para 10 vitesh dhe NATO-ja, që është e vendosur në Kosovë, tashmë nuk është armik i Serbisë.
XS
SM
MD
LG