Ndërlidhjet

logo-print

Bagdad: Al – Majid u dënua me vdekje


Një gjykatë në Irak e ka dënuar me vdekje ish bashkëpunëtorin e Saddam Husseinit, Hassan al-Majid, i njohur si "Ali Kimiku", për rolin e tij gjatë shpartallimit të kryengritjes shiite në vitin 1991.

Me vdekje është dënuar edhe ish shefi i partisë Baath të diktatorit Saddam Hussein, në Irakun jugor, Abdulghani Abdul Ghafour, ndërsa katër ish zyrtarë të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm.

Hassan al-Majid, edhe më herët ishte i dënuar me vdekje, për rolin e tij në vrasjen e dhjetëra mijëra kurdëve në vitin 1988, por ekzekutimi ishte shtyrë për shkaqe procedurale.
XS
SM
MD
LG