Ndërlidhjet

logo-print

Qureshi: India dhe Pakistani të tregojnë seriozitet


Pakistani thotë se ka ofruar një ekip për hetime të përbashkëka, për ta ndihmuar Indinë në hetimin e sulmeve në Mumbai, nga të cilat u vranë më se 170 vetë dhe u plagosën shumë të tjerë.

Ministri i jashtëm, Mehmood Qureshi, tha se Pakistani është i gatshëm t'i zgjeroj "të gjitha llojet e bashkëpunimit dhe të ndihmës".

Ai theksoi se qeveritë në Nju Delhi dhe në Islamabad, duhet të tregojnë "pjekuri, seriozitet dhe durim", megjithë tensionet në rritje ndërmjet dy fqinjëve me armatim bërthamor.

Këto komente u bënë pasi India kërkoi nga Pakistani që t'i dorëzoj ofro 20 terroristë të dyshuar, që mendohet se jetojnë në Pakistan.
XS
SM
MD
LG