Ndërlidhjet

Vazhduan bisedimet BE-Rusi


Bashkimi Evropian dhe Rusia sot i vazhduan bisedimet për Marrëveshjen e re për partneritet.

Këto negociata ishin pezulluar pas konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Gjeorgjisë, në verë të këtij viti.

Presidenti i Gjeorgjisë, Mikhael Saakashvili, ka kërkuar nga BE-ja, që të mos i "tradhtoj" ish republikat sovjetike, duke i ofruar Moskës më shumë koncesione.

Ai mëtutje tha se fqinjët e vegjël të Rusisë me interesim do t'i ndjekin negociatat ndërmjet BE-së e Rusisë.

Zoti Saakashvili i ka bërë ftesë Bashkim Evropian, që në këtë marrëveshje për partneritet, të përfshihet edhe klauzola, që nga Rusia kërkon respektimin e së drejtës ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG