Ndërlidhjet

Maqedonia kërkon përshpejtimin e pranimit në NATO


Maqedonia i ka bërë thirrje sot NATO-s që ta përshpejtoj procesin e pranimit të këtij vendi në aleancë, duke tërhequr vërejtjen se shtyrjet e mëtejshme mund të kenë "implikime negative" për rajonin e Ballkanit.

Në një letër dërguar sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jap de Hoop Scheffer, ministri i jashtëm dhe ai i mbrojtjes i Maqedonisë, Antonio Miloshoski dhe Zoran Konjanovski, pos tjerash, thonë se anëtarësimi në aleancë është "i rëndësisë ekstreme, jo vetëm për të ardhmen e Maqedonisë, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm në rajon".

Në prill të këtij viti, Greqia e bllokoi ftesën e NATO-s për Maqedoninë për shkak të kontestit për emër.
XS
SM
MD
LG