Ndërlidhjet

Jeremiq: Nuk ka ndarje të Kosovës


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka përjashtuar çfarëdo mundësie të ndarjes së Kosovës.

Ai ka deklaruar për televizionin e Serbisë se EULEX-i vendoset në Kosovë me kushtet që i ka përcaktuar qartazi Serbia dhe të cilat janë mbështetur nga Këshilli Sigurimit.

Jeremiq ka thënë se "Bashkimi Evropian edhe formalisht është deklaruar në Këshillin e Sigurimit se aktivitetin e tij në Kosovë do ta zhvillojë nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara, duke respektuar Rezolutën 12 44".

Sipas minsitrit të Jashtëm serb, plani i Ahtisaarit është varrosur në Këshillin e Sigurimit dhe se tani ekziston plani i Ban Ki Moonit, i cili nuk prek sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë.
XS
SM
MD
LG