Ndërlidhjet

Obama do të emërojë sekretarin e Tregtisë


Zyrtarët e Partisë Demokratike thonë se presidenti i zgjedhur, Barack Obama, do të emërojë sekretar të Tregtisë guvernatorin e New Mexicos, Bill Richardson.

Emërimi pritet të bëhet sot në një konferencë për shtyp.

Richardson ka qenë sekretar për Energjinë dhe ambasador në Kombet e Bashkuara në administratën e ish-presidentit Bill Clinton. Ai është një prej politikanëve më të njohur hispanikë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG