Ndërlidhjet

GM,Chrysler dhe Ford kërkojnë hua nga Kongresi


Tri kompani automobilistike amerikane kanë ripërsëritur thirrjet për ndihmë emergjente, duke ia paraqitur planet e biznesit Kongresit.

General Motors kërkon 12 miliardë dollarë hua dhe 6 miliardë të tjera kredi. Kompania bëri të ditur se i nevojiten së paku 4 miliardë këtë muaj për të parandaluar falimentimin. Gjithashtu kjo kompani njoftoi se do shkurtojë 30 mijë vende pune më 2012.

Kompania Chrysler po kërkon 5 miliardë dollarë hua deri në fund të vitit, ndërkaq Ford-i po u bën thirrje ligjvënësve të ndajnë kredinë 9 miliardë dollarëshe.
XS
SM
MD
LG