Ndërlidhjet

logo-print

Presidenti Topi nuk e nënshkruajti ligjin për Kodin Zgjedhor


Presidenti i Shipërisë, Bamir Topi, ka refuzuar ta nënshkruaj ligjin për Kodin e Ri Zgjedhor, për të cilin kritikët thonë se mund t'i përjashtoj partitë e vogla politike nga Kuvendi.

Ai ka kërkuar që deputetët e Kuvendit të Shqipërisë ta shqyrtojnë përsëri klauzolën, e cila parasheh që presidenti t'i dekretoj zgjedhjet e përgjithshme nëntë muaj para mbajtjes së tyre.

Nga zyra e presidentit Topi është thënë se do të jetë e pamundshme të respektohet ky afat, në mënyrë që zgjedhjet e vitit të ardhshëm të mbahen ndërmjet mesit të marsit dhe qershorit, ashtu siç është planifikuar.
XS
SM
MD
LG