Ndërlidhjet

Irak: U dënua për shkak se shkruajti për homoseksualitetin


Grupe ndërkombëtare për media kanë kërkuar lirimin e gazetarit Adel Hussein, që është burgosur në veri të Irakut, për shkak se, siç është thënë, ka shkelur mirësjelljen publike duke shkruar një artikull për homoseksualitetin.

Organizatat Komiteti për mbrojtjen e gazetarëve dhe Reporterët pa kufij thonë se gazetari ishte dënuar me gjashtë muaj burgim më 24 nëntor nga një gjyq në Irbil, në pjesën kurde të Irakut.
XS
SM
MD
LG