Ndërlidhjet

logo-print

Ahmadinejad pranon se Irani ka probleme ekonomike


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinejad, për të parën herë publikisht ka pranuar se rënia e çmimeve të naftës po e dëmton ekonominë e këtij vendi.

Presidenti Ahmadinejad ka thënë se Irani do të jetë i detyruar t'i harmonizoj shpenzimet dhe t'i shtoj taksat, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve IRNA.

Për presidentin iranian është tejet i ndjeshëm pranimi për probleme ekonomike, pasi atë e presin zgjedhjet në qershor të vitit 2009.

Çmimet e naftës nga 147 dollarë për një barrel në qershor, kanë rënë në 50 dollarë. Kjo i ka shtuar problemet e Iranit me rritjen e inflacionit dhe papunësisë.
XS
SM
MD
LG