Ndërlidhjet

Gjeorgjia mirëpret vendimet e NATO-s


Tbilisi sot e ka mirëpritur vendimin e NATO-s për ta thelluar bashkëpunimin me Gjeorgjinë, duke e konsideruar atë si një lëvizje që çon afër qëllimit për anëtarësim në aleancën më të madhe ushtarake në botë.

Ministrja e jashtme Eka Tkeshelashvili, tha se tash Gjeorgjia po i afrohet synimit për pranim në NATO:
- Ne ndjejmë shumë fuqishëm se jemi shumë afër qëllimit tonë përfundimtar për anëtarësim në këtë organizatë, tha ministrja Tkeshelashvili.

Mbrëmë, ministrat e jashtëm të NATO-s, vendosën që Gjeorgjisë t'i ndihmohet për pranim në aleancë duke e formuar Komisionin NATO-Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG