Ndërlidhjet

logo-print

Kabul: 2 pleq vriten pas takimit me presidentin


Policia në Afganistan njofton se dy prijës fisnorë janë vrarë, pasi u takuan me presidentin Hamid Karzai.

Zëdhënësi i policisë tha se një person i armatosur ka shtënë në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur.

Ata ishin pjesë e delegacionit të të moshuarve nga provinca Herat, të cilët u priten nga presidenti Hamid Karzai.

Presidenti Karzai ka dënuar vrasjet, duke urdhëruar autoritetet të arrestojnë dhe dënojnë kryesit.
XS
SM
MD
LG