Ndërlidhjet

logo-print

Ivanoviq: EULEX nuk do vendoset më 9 dhjetor


Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar se pjesëtarët e EULEX-it në veri të Kosovës nuk do të vendosen më 9 dhjetor, ashtu siç është paralajmëruar.

"Ky është një afat hipotetik", pasi një ditë përpara mbahet mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së, ku me siguri do të merret vendimi politik që do të mundësojë operacionalizimin e shtrirjes së EULEX-it", ka thënë Ivanoviq.

Ai shtoi se EULEX-i do të vendoset ne veri të Kosovës, pasi ky është vendim i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilin Serbia e respekton.
XS
SM
MD
LG