Ndërlidhjet

Sarkozy: 26 miliardë euro ndihmë ekonomisë


Presidenti i Francës, Nikola Sarkozy, ka bërë të njohur plan stimulues në vlerë 26 miliardë euro për të ndihmuar Francën në ballafaqimin me rënien e ekonomisë globale.

Sarkozy bëri publik planin gjatë udhëtimit në veri të Francës ku gjendet fabrika e veturave Reno.

Të dhënat e Bashkimit Evropian konfirmuan sot se ekonomia e 15 vendeve anëtare të zonës Euro ka hyrë për herë të parë në recesionin tre mujor.
XS
SM
MD
LG