Ndërlidhjet

Hebron: Banorët izraelitë largohen me forcë


Forcat e sigurisë së Izraelit me forcë i kanë larguar kolonët hebrenjë nga një ndërtesë e kontestuar në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor.
Policia njoftoi se dy pjesëtarë të saj dhe 5 civilë janë lënduar gjatë këtij operacioni. Kolonët e hidhëruar izraelitë janë përgjegjur duke i ndezur veturat e palestinezëve dhe pasuritë e tjera afër ndërtesës.

Tetë palestinezë janë lënduar, përfshirë edhe tre, që ishin plagosur nga të shtëna me armë zjarri.

Largimi nga kjo ndërtesë u bë pasi një gjyq në Izrael urdhëroi në nëntor, që izraelitët duhet të largoheshin nga ndërtesa. Këta banorë izraelitë thonë se atë e kishin blerë nga një palestinez, i cili, nga ana tjetër, thotë se ai nuk e ka shitur shtëpinë.
XS
SM
MD
LG