Ndërlidhjet

Stamboll: Takohen Karzai dhe Zardari


Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, gjatë ditës do të takohet me presidentin e Pakistanit, Asif Ali Zardari, në Stamboll të Turqisë.

Kjo është hera e dytë që bisedimet e nivelit të lartë mbahen në Turqi dhe shihen si përpjekje e Turqisë për afrimin e dy fqinjëve.

Në prill të vitit 2007, Hamid Karzai u takua me presidentin e atëhershëm pakistanez, Pervez Musharraf në Ankara. Me këtë rast qe biseduar për përpjekjet e përbashkëta për luftë kundër talibanëve.

Afganistani akuzon Pakistanin se nuk po bënë mjaft për t'i ndalur militantët që të mos e kalojnë kufirin për të organizuar sulme në Afganmistan.

Pakistani i ka hedhur poshtë këto akuza.
XS
SM
MD
LG