Ndërlidhjet

logo-print

Solana: EULEX-i fillon më 9 Dhjetor


Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë për sundimin e rendit dhe ligjit, EULEX do të fillojë mandatin e tij më 9 Dhjetor të këtij viti. Njoftimi u bë nga shefi i diplomacisë evropiane Javier Solana.

Deklarata e Solanës u bë pas informimit të shteteve anëtare nga komandanti i Operacioneve Civile të BE-së, Kees Klompenhower se EULEX-i tashë është në fazën e tij operacionale.

"Misioni do të jetë kyç për konsolidimin e shtetit ligjor në Kosovë dhe për forcimin e institucioneve shumëetnike nga të cilat do të përfitojnë të gjitha bashkësitë në Kosovë", tha Solana.

Ky i fundit takohet pasditen e sotme në Pragë me të dërguarin e posaçëm të BE-së në Kosovë, Pieter Feith.
XS
SM
MD
LG