Ndërlidhjet

Di Paola: EULEX-i e KFOR-i do bashkëpunojnë


NATO-ja mbështet fuqishëm vendosjen e misionit të EULEX-it në Kosovë, tha ushtaraku i lartë i NATO-s Giampaolo di Paola.

“Misioni EULEX-it nënkupton se Kosova gjendet në rrugë të mbarë. Sa i përket KFOR-it dhe EULEX-it, mes tyre do të ketë bashkëpunim në teren, pasi kanë detyra të ndryshme. Nuk do të ketë zbrazëtira në aspektin e sigurisë dhe të gjithë do të jenë të sigurtë pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike” tha admirali i NATO-s, di Paola.

Di Paola gjendet në Shkup për bisedime me zyrtarët më të lartë të Maqedonisë. Ai ka garantuar Shkupin se dyert e Aleancës mbeten të hapura sapo të zgjidhet mosmarrëveshja për emrin me Greqinë.
XS
SM
MD
LG