Ndërlidhjet

Helsinki: OSBE-ja mbetet e përçarë


Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të OSBE-së kanë dështuar në hartimin e një deklarate të përbashkët në fund të takimit në Helsinki.

Gjatë dy ditëve pjesëmarrësit diskutuan zgjidhjen e konflikteve veçanërisht nën dritën e luftës së fundit mes Rusisë dhe Gjeorgjisë si dhe propozimin e Rusisë për një pakt sigurie për Evropën.

Një nga temat më problematike ishte mospranimi i Moskës për të lejuar vëzhgues ndërkombëtarë në rajonin gjeorgjian të Osetisë së Jugut. Trrupat ruse vazhdojnë të kontrollojnë Osetinë e Jugut që nga konflikti i gushtit.

Diplomati i lartë amerikan Daniel Fried tha se "Rusia e ka detyrim të lejojë vëzhguesit ndërkombëtarë".

OSBE-ja, organizata që përfshin 56 shtete, i merr vendimet me konsensus, çfarë ka bërë që të mos ketë ndonjë deklaratë të përbashkët politike që nga viti 2002.
XS
SM
MD
LG