Ndërlidhjet

Mekë: Filloi Haxhi i përvitshëm


Në Arabinë Saudite ka filluar Haxhi i përvitshëm i besimtarëve myslimanë.

Autoritetet saudite thonë se kanë angazhuar rreth 100 mijë vetë të kujdesen për sigurinë dhe rendin.

Rreth dy milionë myslimanë nga mbarë bota pritet të marrin pjesë në haxhin, i cili zgjat pesë ditë.

Haxhi është një nga pesë shtyllat e Islamit, ndërsa Kurani thotë se të gjithë myslimanët janë të obliguar ta kryejnë të paktën një herë gjatë jetës nëse janë të aftë fizikisht dhe nëse kanë mundësi.
XS
SM
MD
LG