Ndërlidhjet

SHBA: Plani për ndihma industrisë së automjeteve


Ligjvënësit amerikanë janë afër marrëveshjes për të dhënë miliarda dollarë për të ndihmuar industrinë e automjeteve.

Lajmi u bë publik në kohën kur statistikat tregojnë përkeqësim të gjendjes ekonomike.

Vetëm në nëntor, 533 mijë amerikanë kanë humbur vendet e punës, që paraqet humbjen më të madhe mujore në 34 vitet e fundit.

Zyrtarët thanë se liderët e Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë po diskutojnë planin për një hua prej 15 miliardë dollarë për të ndihmuar tre prodhuesit kryesorë të automjeteve, General Motors, Ford dhe Chrysler.
XS
SM
MD
LG