Ndërlidhjet

logo-print

Luftanije ruse në Kanalin e Panamasë


Një luftanije ruse ka hyrë në Kanalin e Panamasë, i cili e lidh Oqeanin Paqësor me atë Atlantik, për të parën herë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Destrojeri "Admiral Chabanenko" mbërriti në kanal të premten, pasi më herët mori pjesë në stërvitjet e përbashkëta detare me marinën e Venecuelës.

Kjo është hera e parë që një luftanije ruse kalon kanalin prej vitit 1944, që kur Rusia dhe Shtetet e Bashkuara ishin aleatë kundër koalicionit nazist.
XS
SM
MD
LG