Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Investime në infrastrukturë dhe shkolla


Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka bërë publik pjesë të planit për rimëkëmbjen e ekonomisë që synon ruajtjen e 2.5 milionë vendve të punës.
Obama ka thënë se administrata e tij do të japë para për shtetet federale për ngritjen e infrastrukturës dhe modernizimin e shkollave.
Ndërkohë, është bërë e ditur se është afruar mundësia e ujdisë për ndihmë financiare industrisë së makinave. Zyrtarë të Kongresit të SHBA-ve kanë thënë se është duke u diskutuar huaja prej 15 miliardë dollarëve për General Motors, Ford dhe Chrysler.
XS
SM
MD
LG