Ndërlidhjet

logo-print

Dhunë në Dagestan dhe Ingusheti


Zyrtarët e sigurisë në Rusi thonë se policia në Dagestan ka shkatërruar një hotel, ku ishin bllokuar militantët e armatosur. Gjatë kësaj ndërhyrjeje dy militantë dhe një polic janë vrarë.

Policia tha se ndërhyrja në një hotel në jug të kryeqytetit rajonal, Makhachkala, ishte ndërmarrë pasi negociatt me militantët kishin dështuar.

Poashtu, sot në Kaukazin Verior, policia e Ministrisë së brendshme e Ingushetisë ka vrarë dy militantë gjatë një përleshjeje në qytetin Nazran. Është raportuar për katër civilë të plagosur.

Policia thotë se pjesa më e madhe e dhunës aktuale në Dagestan dhe në Ingusheti është e ndërlidhur me separatistët islamikë dhe me grupet e organizuara kriminale.
XS
SM
MD
LG