Ndërlidhjet

Gjen.Shinseki pjesë e administratës së Obamës


Presidenti zgjedhur, Barak Obama ka zgjedhur gjeneralin e pensionuar, Eric Shinseki të jetë pjesë e administratës së tij. Ai pritet të bëjë publike sot emërimin e gjeneralit Shinseki si sekretar për çështje të veteranëve.

Në vitin 2003 Shinseki, i cili ka qenë shef i stafit të ushtrisë, i tha Kongresit se mund të duhen edhe disa qindra mijëra trupa për të kontrolluar Irakun pas invasionit amerikan.

Ish sekretari i Mbrojtjes Donald Ramsfeld dhe zëvëndësi i tij, Paul Ëolfoëitcz e kundërshtuan këtë duke thënë se forca prej 100 mijë trupave do të jetë e mjaftueshme.

Gjenerali Shinseki u detyrua të japë dorëheqje në qershor të 2003.
XS
SM
MD
LG