Ndërlidhjet

logo-print

Mekë: Po zhvillohet rituali musliman


Më shumë se dy milion muslimanë por kryejnë pelegrinazhin në malet e Arafatit në Mekë për t'iu lutur faljes nga ana e zotit.

Pelegrinët do të luten deri në perendim të diellit dhe pastaj do të levizin drejt Muzdalifës për të mbledhur gurë dhe për të hedhur në mur që simbolizon djallin.

Përkundër ndalesave për aktivitete politike, një klerik iranian mbajti një fjalim para pelegrinëve në Arafat duke brohoritur "Vdekje Amerikës dhe Izraelit".

Megjithatë besimtarët muslimanë kanë levizur ngadal duke mos shkaktuar problemet e kaluara si zjarret, shembjet e hoteleve etj. Ministria e Jashtme saudite njoftoi se rreth 1 milion e 700 mijë pelegrinë kanë arritur nga jashtë, numër më i madhi deri më tani.
XS
SM
MD
LG