Ndërlidhjet

Olmert: I turpëruar nga sjelljet e kolonëve hebrejë


Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Izraelit, Ehud Olmert i ka cilësar si pogrome, veprimet e kolonëve hebrejë kundër arabëve në qytetin e Hebronit.

Javën e kaluar ekstremistët hebrejë qëlluan tre palestinezë të pafajshëm, hodhën gurë dhe i vunë flakën shtëpive, të mbjellave the makinave të palestinezëve. Gjithçka nisi pas vendimit të qeverisë së Izraelit që 250 kolonë të largoheshin pasi ishin aty në mënyrë të paligjshme.

Olmert tha se ndihej i turpëruar nga skena të tilla, duke i krahasuar me pogromet, që sjellin në kujtesën e hebrejve ngjarjet e dhimbshme të diskriminimit kundër tyre.
XS
SM
MD
LG