Ndërlidhjet

Digjen mbi 90 kamiona që furnizonin NATO-n


Mbi 90 kamionave, që furnizojnë trupat e NATO-s dhe ato amerikane në Afganistan, i është vënë zjarri gjatë një sulmi në veriperëndim të Pakistanit.

Së paku një person raportohet të jetë vrarë nga sulmi i mbi 200 militantëve ndaj autokolonës me mbi 90 automjete.
Burimet ushtarake amerikane thanë se humbja nga sulmi në fjalë do të ketë ndikim shumë të vogël në operacionet e tyre në Afganistan.

Një seri sulmesh të ngjashme gjatë javëve të fundit ka ngritur dyshimet se talibanët po përpiqen të dëmtojnë rrjetin furnizues për trupat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG