Ndërlidhjet

Greqi: Vazhdojnë protestat e dhunshme


Qindra demonstrues kanë hedhur gjatë ditës bomba me naftë mbi policinë, kanë thyer dritaret e dyqaneve dhe kanë djegur dyqane e makina në dy qytetet kryesore të Greqisë.

Protestat filluan të shtunën në mbrëmje në kryeqytetin grek pasi policia kishte qëlluar një adoleshent. Protestat, më të mëdhatë në shumë vite, u përhapën me shpejtësi edhe në Selanik e qytete të tjera.

Ministri i Brendshëm ka bërë thirrje për vetpërmbajtje dhe ka ofruar dorëheqjen. Kryeminsitri nuk e ka pranuar largimin e ministrit të brendshëm. Dy policë janë arrestuar lidhur me sulmin ndaj adoleshentit dhe akuzohen për vrasje dhe ndihmë në vrasje.
XS
SM
MD
LG