Ndërlidhjet

logo-print

Obama premton raporte të reja me Rusinë


Presidenti i ardhshëm amerikan Barack Obama ka kërkuar përmirësimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi.

Gjatë një interviste për mediat amerikane Obama tha se "dëshirojmë të bashkëpunojmë me ata kudo ku është e mundur", përfshi fusha si mosshumimi i armëve bërthamore dhe lufta kundër terrorizmit.

Obama theksoi se duhet t'i çojmë një mesazh të qartë Rusisë se Moska duhet të sillet në mënyrë të tillë që "të mos kërcënojë fqinjët", përfshi dhe Gjeorgjinë.

Barack Obama merr detyrën e presidentit më 20 Janar të 2009.
XS
SM
MD
LG