Ndërlidhjet

logo-print

KFOR-i rrit masat e sigurisë në veri


Komandanti i trupave franceze të KFOR-it, që vepron në veri të Kosovës, bën të ditur se ka rritur masat e sigurisë pak ditë para fillimit të misionit evropian, EULEX.

Gjenerali francez, Michel Yakovleff tha se trupat e tij "do të jenë më të gatshme se zakonisht" kur të fillojnë punën të martën policët e parë evropianë, që do të zëvendësojnë ata të UNMIK-ut.

Yakovleff, në një intervistë për AP-në, nuk pranoi të jepte detaje rreth lëvizjeve të paqeruajtësve gjatë këtyre ditëve, por shtoi se "nuk do të presë që të ketë gjak" përpara se të veprojë, në rast se misioni evropian pengohet.
XS
SM
MD
LG