Ndërlidhjet

Pakistani sulmon ekstremistët


Raportohet se trupat pakistaneze kanë ndërmarrë aksione kundër militantëve islamistë, të cilët fajësohen në lidhje me sulmet në qytetin indian të Mumbait.

Njoftohet se gjatë aksionit ka pasur të shtëna armësh dhe se një numër i militantëve janë arrestuar.

Forcat pakistaneze sulmuan një kamp të një grupi ekstremist në rajonin e ndarë të Kashmirit.

Zyrtarët indianë fajësuan grupin Lashkar Taiba për sulmet në Mumbai, ku u vranë më shumë se 170 persona.
XS
SM
MD
LG