Ndërlidhjet

Qetësohet situata në Greqi


Mediat greke njoftojnë se është qetësuar situata nga protestat e dhunshme që përfshinë vendin pas vrasjes së një të riu nga ana e policisë.

Megjithatë, një grup i vogël i studentëve ende po mban të bllokuara disa godina në Athinë dhe Selanik.

Më shumë se 30 njerëz, përfshirë edhe oficerë të policisë, janë plagosur gjatë fundjavës, kur qindra të rinjë u përleshen me policinë.

Protestuesit shkatërruan vetura dhe dyqane në protestat më të ashpra në vitet e fundit.

Rreth 20 njerëz janë arrestuar, ndërkaq autoritetet kanë akuzuar dy policë për të shtënat që vranë të riun 15 vjeçar.
XS
SM
MD
LG