Ndërlidhjet

Arrestohet orkestruesi i sulmeve në Mumbai


Zyrtarët pakistanezë të sigurisë thanë se Pakistani ka arrestuar orkestruesin e sulmeve terroriste në Mumbai të Indisë.

Zyrtarët e sigurisë thanë nën kushte anonimiteti se Zaki-ur-Rehman Lakhvi është në mesin e dhjetëra njerëzve, të cilët u arrestuan gjatë bastisjes së një kampi të dyshuar të militantëve në qytetin Muzaffarabad në pjesën pakistaneze të Kashmirit.

Lakhvi besohet se është kreu i operacioneve të grupit të ndaluar militant Lashkar-e-Taiba, të cilin India e fajëson për sulmet e 26 nëntorit, në të cilin e humbën jetën më shumë se 170 njerëz.

Zyrtarët e Indisë kanë thënë se sulmuesi i vetëm që u kap i gjallë në Mumbai u ka thënë atyre se Lakhvi e kishte rekrutuar për misionin, dhe se Lakhvi është një ndër orkestruesit kryesorë të sulmeve.

Njoftohet se gjatë aksionit të sotëm ka pasur të shtëna armësh.
XS
SM
MD
LG