Ndërlidhjet

logo-print

BE: Mision kundër piratëve të Somalisë


Bashkimi Evropian formalisht e inauguroi zbarkimin e parë detar të gjashtë luftanijeve, që do të patrullojnë në brigjet e Somalisë.

Misioni "Atalanta", i komanduar nga viceadmirali britanik Phillip Jones, do të patrullojë në rajon dhe do t'i shoqërojë anijet transportuese që mbartin ndihma në Somali, për t'i mbrojtur nga sulmet e piratëve.

Misioni i zëvendëson katër luftanijet e NATO-s, të cilat e bënin detyrën e njëjtë prej muajit tetor.
XS
SM
MD
LG