Ndërlidhjet

BE: Mugabe të largohet nga pushteti


Bashkimi Evropian i është bashkangjitur thirrjeve që presidenti Robert Mugabe të largohet pas sundimit afro 30-vjeçar të Zimbabvesë.

Shefi për Politikë të Jashtme e Siguri, Javier Solana, tha se ka ardhur çasti "për të bërë gjithë presionin" që Mugabe të largohet, ndërsa presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, vendi i të cilit ka kryesinë e radhës së BE-së, tha se "Zimbabveja ka vuajtur mjaft".

Ministrat e Jashtëm të BE-së u takuan në Bruksel për t'i shtrënguar sanksionet kundër Mugabes dhe rrethit të tij të ngushtë, në kohën kur në Zimbabve rezervat e ushqimit janë nga fundi, ndërsa epidemia e kolerës shkaktoi vdekjen e 575 njerëzve, dhe infektoi mijëra
XS
SM
MD
LG