Ndërlidhjet

BE: Kosova t'i forcojë institucionet e ligjit


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian thanë se në Kosovë është bërë përparim në disa fusha, siç është miratimi i shumë ligjeve, por vërejtën se në Kosovë "duhet të forcohen institucionet e shtetit juridik dhe mbrojtja e pakicave".

Në Kosovë duhet të "forcohet lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe të përmirësohen kushtet e jetesës", thuhet në konkluzat nga takimi në Bruksel.

Këshilli i ministrave ka ritheksuar se "Bashkimi Evropian është i gatshëm të kontribuojë për zhvillimin ekonomik dhe politik të Kosovës, për një perspektivë të qartë evropiane të rajonit.
XS
SM
MD
LG