Ndërlidhjet

logo-print

Greqi: Përhapen protestat kundër policisë


Qindra studentë janë përleshur me policinë në Selanik, në ditën e tretë të protestave të dhunshme që përfshinë Greqinë pas vrasjes së një 15 vjeçari nga ana e policisë.

Më shumë se 30 njerëz, përfshirë edhe oficerë të policisë, janë plagosur gjatë fundjavës.

Demonstruesit sot shkatërruan vetura dhe dyqane në Selanik, ndërsa studentët i pushtuan universitetet në Athinë dhe qendrat tjera kryesore.
Sot qindra nxënës gjithashtu marshuan drejt parlamentit.

Trazirat sot u përhapën edhe në ujdhesën Rodos. Protesta janë mbajtur edhe para misioneve diplomatike të Greqisë në Londër dhe Berlin.

Rreth 20 vetë janë arrestuar ndërsa autoritetet kanë akuzuar dy policë për vrasjen e 15 vjeçarit Alexandros Grigoropoulos.
XS
SM
MD
LG