Ndërlidhjet

BE e mirëpret vendosjen e misonit EULEX


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian e kanë mirëpritur vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

"Nëntë dhjetori është një fazë e madhe në një situatë kaotike që kemi pasur rreth kësaj, por shënon një kthesë të madhe për Kosovën dhe për Serbinë", tha shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner.

Kouchner tha se suksesi i vendosjes së EULEX-it në Kosovë nuk është vetëm sukses i presidencës franceze, por është i të gjithëve dhe ka rëndësi të madhe për rajonin.

Duke folur për shtrirjen e misionit EULEX në Kosovë, kryediplomati i BE-së, Javier Solana tha se do të ketë bashkëpunim të ngushtë me qeverinë e Serbisë dhe me Prishtinën në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG