Ndërlidhjet

logo-print

Në Kosovë zyrtarisht fillon misioni EULEX


Misioni i Bashkimit Evropian prej sot zyrtarisht e filloi veprimtarinë në Kosovë. Ky është misioni më i madh civil i BE-së deri tash.

Zëdhënësi i misionit, Victor Reuter, tha se "po vendosemi në postet tona", duke iu referuar policisë, sistemit të drejtësisë dhe doganave.
I pyetur se a po vendosen pjesëtarët e EULEX-it edhe veri të Kosovës, ku serbët e kundërshtojnë këtë mision, ai tha:

- Saktësisht. Ata po shkojnë në stacionet policore, në gjykata dhe në kufi, tha Victor Reuter.

Dje në Bruksel, ministrat e jashtëm të BE-së e mirëpritën vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

Shefi i misionit, Yves de Kermabon, tha se "prej mëngjesit të 9 dhjetorit, ne do të jemi të pranishëm në Kosovën veriore, jugore dhe lindore".
XS
SM
MD
LG