Ndërlidhjet

Veprimtarë nga Osetia Jugore vizitojnë SHBA-të


Veprimtarë për të drejtat e njeriut nga rajoni separatist në Gjeorgji, Osetia Jugore, thonë se gjatë vizitës së tyre në Shtetet e Bashkuara, këtë javë, do të takohen me anëtarë të Kongresit dhe me politikbërësit e tjerë amerikanë.

Sipas një njoftimi nga këta veprimtarë, ata do të japin dëshmi të luftës së gushtit, në të cilën u involvua edhe Rusia.

Gjeorgjia ka thënë se ishte viktimë e agresionit nga Rusia dhe nga Osetia e Jugut.
XS
SM
MD
LG