Ndërlidhjet

logo-print

Athinë: Priten protesta edhe më të ashpra


Autoritetet greke presin edhe më tepër protesta të ashpra, gjatë ceremonisë së sotme të varrimit të të riut 15 vjeçar, i cili para disa ditësh u vra nga policia.

Kjo ka shkaktuar trazirat më të ashpra në këtë vend gjatë disa viteve të fundit.

Dje kishte trazira në Athinë dhe në Selanik, me ç'rast grupe të të rinjëve sulmonin shitoret, bankat, hotelet, e madje edhe dekorimet për Krishtlindje.
XS
SM
MD
LG