Ndërlidhjet

Po mbahet ceremonia e varrimit e Alekseit të Dytë


Në Moskë po mbahet ceremonia e varrimit e Patriarkut të Kishës Ortodokse Ruse, Aleksei i Dytë.

Ai vdiq të premten e kaluar në Moskë, në moshën 79 vjeçare, pasi për afro dy dekada e udhëhoqi kishën më të madhe Ortodokse në botë.

Në ceremoninë e varrimit po marrin pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Rusisë.

Lideri i përkohshëm i Kishës Ortodokse Ruse është emëruar Mitropoliti Kiril.
XS
SM
MD
LG