Ndërlidhjet

Greqi: Pritet vazhdim i protestave të dhunshme


Greqia përgatitet për protesta të tjera të dhunshme, derisa sot zhvillohet varrimi i 15 vjeçarit të vrarë nga policia.
Vrasja e adoleshentit të shtunën e kaluar ka nxitur protestat më të këqija në Greqi gjatë dekadave të fundit.

Protestat e këtyre ditëve kanë lënë 50 të plagosur dhe qindra makina e ndërtesa në flakë. Kryeministri grek Kostas Karamanlis është takuar me krerët e partive politike dhe ka bërë thirrje për bashkim kundër dhunës.

Kreu i socialistëve në opozitë, Papandreu tha se populli ka humbur besimin tek qeveria dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme.
XS
SM
MD
LG